Flet për periudhën e vështirë: Djali im ishte në burg, unë u diagnostifikova me kancer

Flet për periudhën e vështirë: Djali im ishte në burg, unë u diagnostifikova me kancer

Michael Douglas ka folur për periudhën më të vështirë në jetën e tij, kur në të njëjtin vit ka mësuar se ai kishte kancer, dhe se djali i tij u dënua me burg për posedim të drogës.


Në gusht të vitit 2010, aktori i famshëm u diagnostikua me kancer në fyt. Në të njëjtin vit djali i tij Cameron ka përfunduar prapa grilave pasi policia gjeti heroinë në dhomën e tij të hotelit në Nju Jork.

Ai u dënua me pesë vjet burg për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve. Pas tre vjetësh, rojet e burgut sërish gjetën drogë në qelinë e tij, dhe dënimi u shtri në dhjetë vjet. Nga viti 2012 deri në vitin 2014, ka qenë në izolim.

“Kjo ishte periudha më e errët për mua. Kombinimi i tillë theu zemrën time” - tha Douglas në një program.

“Ai ishte një droguar për shumicën e jetës së tij. Kjo e solli atë në burg”.

Douglas ishte në gjendje të mundë kancerin në vitin 2011, por më 2012 i tij solli probleme të reja. Martesa e tij me aktoren Catherine Zita Jones ishte në krizë. Për disa kohë u ndanë, por ata arritën të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre.

“Martesa jonë tani është më mirë se kurrë dhe unë dua çdo ditë e më shumë atë” - thotë aktori. Vipstar.info




    Ky artikull nuk ka asnjë koment. Bëhu i pari!

Komento:

Shkruaj kodin!


shkronja të mbetura.